top of page
Saimir Kumrija

Si të Sillni Stafin Tuaj në Mbretërinë e Bashkuar për të Kryer Punën si Kompani Nënkontraktuese - Kuadri Ligjor dhe Rregullat

Kompanitë shqiptare kanë tashmë të drejtën të veprojnë si nënkontraktore për kompanitë britanike dhe të dërgojnë stafin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer punime apo shërbime.

Zgjerimi i bashkëpunimeve ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre britanike po bëhet një strategji gjithnjë e më e rëndësishme në tregun britanik.

Ju, si kompani shqiptare, tani mund të dërgoni stafin tuaj në Britani për të realizuar punën për kompaninë që ju ka kontraktuar.


Si Funksionon Nënkontraktimi?

Kur një kompani shqiptare lidh një marrëveshje nënkontraktimi me një kompani britanike, ajo mund të dërgojë ekipin e saj për të kryer detyra specifike që kërkojnë aftësi të veçanta dhe ekspertizë.


Qasje në Tregun Britanik:

Ky proces ofron përfitime të shumta. Duke vepruar si nënkontraktor, kompania juaj mund të krijojë një prani të fortë në tregun britanik, duke ju dhënë mundësinë të zhvilloni bashkëpunime të reja për të ardhmen.


Procesi Ligjor për Dërgimin e Stafit në Mbretërinë e Bashkuar


Për të sjellë stafin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë të përkohshme, ekzistojnë disa rregulla dhe procedura ligjore që duhet të ndiqen:


  1. Leje qëndrimi dhe punësimi:Stafi që vjen në Britani për të punuar duhet të ketë leje qëndrimi dhe punësimi, sipas ligjeve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo përfshin procesin për sigurimin e lejes së përkohshme nga Home Office. SkillWorker Visa.

  2. Përputhshmëria me ligjet e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar:Kompanitë shqiptare duhet të sigurohen që të respektojnë ligjet britanike që mbrojnë të drejtat e punonjësve, përfshirë pagën minimale, orët e punës, dhe kushtet e sigurisë në vendin e punës.


Menaxhimi i Procesit Ligjor

Proceset ligjore dhe procedurale mund të jenë komplekse, por ne ofrojmë menaxhimin e plotë të tyre për të siguruar një kalim të suksesshëm të stafit tuaj në Mbretërinë e Bashkuar.


Shërbimet tona përfshijnë:

  • Planifikim hap pas hapi për çdo fazë të procesit

  • Parashikim ekonomik për shpenzimet dhe tarifat që përfshijnë të gjitha fazat deri në përfundimin e suksesshëm të procesit

  • Themelimi i një filiali ose hapja e një kompanie të re në Mbretërinë e Bashkuar dhe regjistrimi i saj në Company House (Company House)

  • Hapja e një llogarie bankare biznesi për kompaninë tuaj

  • Aplikimi për Sponsorship License që ju lejon të sjellni punonjësit tuaj nga Shqipëria. Sponsorship License.

  • Aplikimi për Skill Worker Visa, duke u kujdesur për përgatitjen e dokumenteve për vizat e punës Skill WorkerVisa

  • Domiciliacioni i selisë ligjore të kompanisë


Këto shërbime sigurojnë që çdo aspekt ligjor të menaxhohet në mënyrë të sigurt dhe profesionale, duke shmangur vonesat dhe sfidat që mund të lindin gjatë procesit të nënkontraktimit dhe sjelljes së stafit në Mbretërinë e Bashkuar.



__________

Avokat Saimir Kumrija

Immigration Department Coordinator - Sperrin Law

81 Chancery Lane, Londër, WC2A 1DD

+44 7788 634163

 



78 views0 comments

Comments


bottom of page